Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bien vlerat e manganit në Badovc, por uji ende s’është i pijshëm

Vendi  |  24.10.2023 Ora 8:18   
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se kanë rënë vlerat referente të manganit në ujin e liqenit të Badovcit, por tha se ende s'janë arritur vlerat për konsum nga njerëzit.

Në një reagim për media, IKSHPK-ja tha të hënën se ujit po i bëhen çdo ditë analiza dhe situata po monitorohet, duke shtuar se s'ka vend për panik.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke bërë monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të Liqenit akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu. Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Uji u tha se mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje dhe për nevoja të tjera, pos për përgatitje të ushqimit “pasi uji i vluar nuk e zvogëlon sasinë e manganit”./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing