Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama nga Festivali i Këngës: Pikë kulmore për artin skenik

Kulturë  |  25.10.2023 Ora 8:34   

Kanë mbetur edhe një ditë deri të nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK. Në sallën ku do të mbahet ky festival për vizitë ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se hapësira e Festivalit të Këngës do të jetë pikë e zhvillimit të artit skenik.

 

“Ekipa fantastike e Pallatit të Rinisë së bashku me Ndërmarrjen Private Banesore këtu e kanë bërë një punë fenomenale ku edhe kanë pastruar të gjithë pallatin edhe kanë intervenuar në pjesë të ndryshme për ta bërë gati skenën, normalisht me delegimin e të madhit Adi Krasta tash kjo po transformohet në një hapsirë fenomenale që me mburrje po them ka me qenë një pikë kulmore e zhvillimit të artit skenik, të evenimenteve ne kryeqytet ndoshta edhe një gjë që mundëson tash edhe shfaqjet e tjera të reja të artit e të kulturës në kryeqytet”, ka thënë Rama për RTK-në.

Drejtoresha e përgjithshme e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula, ka thënë se institucioni që drejton do të shndërrohet në kryefjalë të Prishtinës.

“Në fakt krejt kemi emocion për pallatin. Unë e them një gjë këto ditë:- për gjëra të mëdha, për një art të tillë që do të ja dhurojmë qytetit duhet një bashkim. Së bashku me kryetarin e komunës, Komunën e Prishtinës dhe Ndërmarrjen Banesore, gjithashtu edhe me Ministrinë e Kulturës dhe Radio Televizionin e Kosovës ne për tre ditë rradhazi do ta sjellim Pallatin e Rinisë në kryefjalën e qytetit”, ka deklaruar ajo.

Drejtori i NPB-së, Drilon Pireva, ka treguar për sfidat në të cilat kanë kaluar për transformimin e sallës ku do të transmetohen tre netët festive.

“Mundem me thënë që ka qenë shumë sfiduese. Shkalla e degradimit të kësaj salle ka qenë shumë e lartë meqë ka qenë e djegur kjo sallë, mirëpo kemi angazhuar shumë resurse njerëzore e teknike që të mund ta realizojmë dhe të mbërrijmë ta kemi këtë pamje te kjo sallë. Ka pas vështirësi të ndryshme, që nga pikja e kulmit, dritaret e thyera, hapsira të mëdha pa dyer, pastrim, mbeturina gjithandej. Dhjetra kamiona mbeturina janë largu nga Pallati, është dasht pastrim gjeneral i krejt sallës”, ka thënë Pireva.

Të gjitha përgatitjet janë në fund, hapësira ka ndryshuar tërësisht, ka marr një pamje të re e cila do të jetë befasi për publikun.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing