Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEK: Njësia B1 kthehet në operim, pas remontit vjetor

Vendi  |  26.10.2023 Ora 7:43   

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B).

Në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetor, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Me këtë rast, zv.kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Përparim Kabashi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në TC-B, me ç ‘rast ka përgëzuar stafin menaxhues dhe teknik, si dhe gjithë punonjësit e TC-B-së për angazhimin maksimal në përfundimin me sukses të dy projekteve kapitale,.

KEK-u thekson se me remontet e rregullta vjetore në të dy njësitë B1 dhe B2 është rritur siguria e operimit.

 


 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing