Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis ndërtimi i dy çerdheve publike

Vendi  |  26.10.2023 Ora 7:48   

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë vendosjen e gurthemelit të dy çerdheve të reja në Fushë Kosovë dhe në Milloshevë .

 

Së fundmi numri i popullsisë në Fushë Kosovë ka shënuar ngritje. Kjo ka bërë që të rritet nevoja për çerdhe pasi aktualisht në këtë qytet ka vetëm një të tillë.

“Çerdhja publike ‘Gëzimi Ynë’, është e vetmja çerdhe publike qe ka Komuna e Fushë Kosovës. Përkundër numrit të madh të banorëve. Por se shpejti kjo komune pritet të bëhet edhe me një çerdhe tjetër publike”.

Kjo sepse këtë të mërkurë u bë vendosja e gurthemelit të çerdhes së dytë publike në Fushë Kosovë.

“Kjo çerdhe me kosto prej 415.000 euro do të jetë e përshtatshme që t’i pranoi 60 fëmijë që do të vijojnë edukimin e hershëm shkollor. Ndërtimi i çerdheve ehte prioriteti ynë aq më tepër në Fushë Kosovë që ka qenë e domosdoshme për shkak të numrit të madh të banorëve”, tha Arbërie Nagavci,ministre e Arsimit.

Ndërtimit të çerdhes së re po i gëzohen banorët e kësaj komune. Ndërtimi i çerdhes së dytë publike në Fushë Kosovë pritet të përfundojë brenda dy vitesh. Të mërkurën është vënë gurthemeli i çerdhes edhe në Milloshevë./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing