
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Si pasojë e ndryshimit termik në orët e para mund të paraqitet mjegull.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.
Gjatë ditës, parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s., thuhet në njoftimin e IHMK-së.