Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministria e Bujqësisë hap thirrjet për aplikim për grante

Vendi  |  01.11.2023 Ora 8:32   

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se sot ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2023 për të gjithë fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale në gjithë territorin e Kosovës.

Buxheti për këto masa për zhvillim rural, thuhet se këtë vit arrin në 24 milionë e 627 mijë euro.

“Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 ‘Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore’, Masën 3 ‘Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore’, Masën 7 ‘Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve’, Masa 5 ‘Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, thuhet se ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët janë publikuar në ueb- faqen e saj dhe të Ministrisë.

Po ashtu, të gjithë të interesuarit thuhet se për format e aplikimit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 29.11.2023 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb-faqen e AZHB-së në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

“Ndryshe, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, MBPZhR-ja synon të mbështesë aftësitë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing