Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbjelljet vjeshtore në Aamoravë janë shtyrë, pritet reshje shiu

Vendi  |  01.11.2023 Ora 8:33   

Mbjelljet vjeshtore këtë vit janë prolonguar. Në pritje të shiut të nevojshëm, pak fermerë kanë filluar të lëvrojnë arat e tyre për mbjellje të grurit.

 

Janë këto pamje në arat e fermerëve nga Vitia, të cilët me gjithë mungesën e reshjeve, kanë vendosur t`i lëvrojnë arat për mbjellje vjeshtore.

“Shterp s’mundemi me i lanë, shpresojmë që të bie shi edhe të punojnë fshati dhe tjera fshatra t’i punojnë tokat, nuk i lanë shterpë se prej kësaj varemi”, tha Blerim Mustafa, fermer.

“ 200 euro për 1,30 ha i kam harxhua veç naftë çka e kam lëvrua, 200 euro tash mora pleh se farën e kam qitë timen se s’po ia vlen, po duhet me shkua në atë minimumin me shparitë sado pak”, tha Ali Sabedini, fermer.

“Ato para që mi ka dhënë shteti kam me i shti qitu prapë edhe bëna sa bëna edhe ma poshtë se sivjet fusha s’mundet me kanë asnjë, nuk u kanë me vend, po këtu me u mbjellë duhet”, tha fermeri, Hetem Ademi.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, inkurajon fermerët që t`i mbjellin tokat bujqësore.

“Vetëm duhet me mbjellë natyrisht sasia e farës shtohet, e plehut gjithashtu, por sa më shumë që mbjellin vegjetacion pa problem e mbërrin gruri”, tha Haliti.

Koha e përshtatshme për mbjelljen e grurit po përfundon, megjithatë fermerët e Anamoravës po shpresojnë se do të ketë reshje, që t'u mundësohet procesi i lehtë i mbjelljeve vjeshtore./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing