Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Protestojnë punëtorët e Filharmonisë së Kosovës, kërkojnë të mos ketë dallime në paga

Vendi  |  06.11.2023 Ora 19:36   
Sindikata e Filharmonisë ka protestuar të hënën para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Anëtarët e këtij institucioni konsiderojnë se janë të diskriminuar dhe se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Kërkesa e tyre është që në Ligjin e Pagave të mos ketë dallime.

Përkrahje kësaj proteste i ka dhënë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kryesindikalisti i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se në shenje solidarizimi u janë bashkuar kësaj proteste.
Jashari ku ai tha së ne do t’i përkrahin që të mos këtë dallime në paga.

“Shoqata Sindikale e Filarmonisë është pjesë e SBAShKU-t dhe ne do t’i përkrahim dhe shpresojmë që nuk do ketë me dallime në paga për punën e njëjtë të kryer. Ministri duhet ta rregullojë këtë çështje sepse është një çështje delikate dhe uroj që Filarmonia të gjej bashkëpunim me Ministrinë dhe të vazhdojnë me punën dhe prezantimin e kulturës sonë”, u shpreh Jasharaj
E kryetari i Sindikatës së Filharmonisë, Shaban Behramaj, tha se takimi me ministrin Hajrullah Çeku, nuk ka prodhuar rezultat dhe si e tillë nuk janë ndarë të kënaqur.

“Në shenje proteste punëtorët e Filarmonisë së Kosovës shprehem si shqetësim ndaj një gabimi që është tek Ligji i Pagave, që anëtarët e të njëjtit institucion po paguhen ndryshe. Ne kemi pas një takim me ministrin Çeku dhe nuk jemi ndarë të kënaqur pasi nuk ka pas një deklaratë publike. Kemi prit mjaftë për një gjë të tillë”, u shpreh ai.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing