Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​ Vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara, policia njofton për dy raste në Prishtinë dhe Pejë

Vendi  |  09.11.2023 Ora 15:37   
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste “falsifikim i parasë” që ka ndodhur në Prishtinë dhe Pejë.

Ankuesja femër kosovare zyrtare e një biznesi privat në Prishtinë, ka raportuar se një klient kishte deponuar monedha metalike të vlerave 1 dhe 2 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori.

Ndërkaq në Pejë, ankuesi mashkull kosovar punëtor i një banke private ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara në atë bankë nga klientë të ndryshëm ka hasur ne disa kartmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori.

Ditë më parë, BQK-ja së bashku me institucionet ligj zbatuese kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, të cilët palët janë dakorduar për një plan të veprimit, i cili parasheh ndërmarrjen e aksioneve parandaluese dhe rregullative që lidhen me përdorimin e monedhave dhe rritjen e mbrojtjes financiare.

Në zbatim të këtij plani, parashihet edhe rishikimi i tarifës së depozitimit të monedhave në banka nga BQK, avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sektorin financiar, si dhe promovimi i përdorimit të mënyrave elektronike të pagesave, si pjesë e fushatave të edukimit financiar.

Më anë të kësaj deklarate, udhëzohen qytetarët të shmangin përdorimin e parave të gatshme (veçanërisht monedhën 2 euro) dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kartelat bankare gjatë pagesave.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing