
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badovcit, si pasojë e rënies së vlerave të manganit, tanimë mund të përdoret për pije.
“Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furrnizuara nga liqeni i Badovcit gjegjësisht - Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka njoftuar se për vlerësim të ujit nëse është i pijshëm ose jo, janë kryer matje të njëpasnjëshme tre ditët e fundit.