
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se uji i liqenit të Badocit tashmë mund të shfrytëzohet për pije duke qenë se ka ulje të vlerave të manganit. Teksa ata theksuan se uji tashmë është i sigurt për pije, ka qytetarë që ende ngurojnë ta përdorin.
Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundi njoftoi se vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit, rezultojnë brenda standardeve të parapara, disa qytetarë në lagjen Mati 1 thonë se ende nuk po e përdorin ujin për pije, për shkak se ende nuk ndihen të sigurt. Madje disa nuk kanë informacion se uji është i pastër tashmë.
IKSHPK ka rikujtuar se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian.