Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Thesaret e muzikës shqipe jehojnë në “Konzerthaus” të Berlinit

Kulturë  |  22.11.2023 Ora 14:29   
Mexosopranoja e njohur nga Kosova, Flaka Goranci, dhe pianistja nga Shqipëria, Elda Laro, kanë mbajtur koncert në sallën e njohur “Konzerthaus” në Berlin. Në këtë ngjarje të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani në bashkëpunim me “International Acamdey for Choral Arts”, Goranci dhe Laro kanë ardhur para audiencës me një program të larmishëm, pjesë e të cilit ishin edhe këngë nga repertori i muzikës shqipe.

Ka qenë salla e njohur “Konzerthaus” në Berlin të Gjermanisë ajo që priti mexosopranon me prejardhje nga Kosova, Flaka Goranci, dhe pianisten nga Shqipëria, Elda Laro. Në koncertin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani në bashkëpunim me “International Academy for Choral Arts”, Goranci dhe Laro kanë shpalosur para publikut një program të larmishëm.

Performanca me zërin e fuqishëm të mexosopranos, siç shihet në videon e shpërndarë nga Ambasada, ka mbushur sallën e famshme në Berlin shoqëruar nga loja e Laros në piano. Kanë qenë 400 veta në publik.

Nga rolet operistike e kompozimet e epokave dhe vendeve të ndryshme nuk kishte si të mungonte një copëz e pasurisë kulturore shqiptare. Në repertor kanë qenë këngë tradicionale që theksojnë lidhjen e Gorancit me trashëgiminë e saj. “Eja vajzë” e Lola Gjokas, “Lule bore” e Simon Gjonit dhe “Margjelo’ e Prenk Jakovës jehuan në sallë mbrëmjen e 19 nëntorit.
Është koncerti i tretë këtë vit organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani. I pari qe ai i korit të njohur “Siparantum” në Filharmoninë e Berlinit në muajin mars, për të vazhduar me koncertin e pianistes së shquar, Ardita Statovci tok me shtatë pianiste të tjera nga Kosova, i mbajtur në shtatorin e sivjetmë në Universitetin e Arteve në Berlin. Edhe atë performancë e kishin shijuar mbi 400 veta.

Flaka Goranci: “Ka qenë një mbrëmje shumë e suksesshme, e cila përfundoi me të gjithë publikun në këmbë që quhet faktikisht ‘standing ovation’ dhe që ndodh në fakt shumë rrallë.

Goranci të martën në një prononcim për KOHËN ka thënë se në një mbrëmje të tillë nuk kishte se si të mungonin pjesë nga repertori i muzikës shqipe.

“Ideja ka qenë që të prezantohet një program me dy artiste profesioniste, me mua si këngëtare të operës, mexosoprano, si dhe Elda Laro në piano, e cila jeton dhe vepron në Berlin, pikërisht në ‘Deutsche Oper’, që është ndër operat më të mëdha që ka Berlini. Në program kemi pasur arie operistike, këngë të kompozitorëve botërorë, si dhe vepra nga repertori shqiptar. Publiku ka qenë shumë i ngrohtë, një publik i përzier, si gjerman, të huaj, por patjetër edhe publiku shqiptar nuk ka munguar si pjesë e këtij programi të veçantë”, ka thënë Goranci.

Ajo që shpalos videoja e realizuar prej artistit Berat Hasani solli në jetë me mjeshtëri veprat e përjetshme të kompozitorëve të njohur, duke përfshirë pjesët emocionuese të Richard Straussit dhe meloditë magjepsëse të Jules Massenet. Publiku futet në një udhëtim muzikor, kapërceu kufijtë, duke shfaqur kompozimet emocionuese të Nzife Güran dhe notat pasionante të Astor Piazzollas.

Goranci ka theksuar se është e rrallë që në përfundim të një koncerti të tillë të ngrihet i tërë publiku në këmbë duke duartrokitur.
“Ka qenë një mbrëmje shumë e suksesshme, e cila përfundoi me të gjithë publikun në këmbë që quhet faktikisht ‘standing ovation’ dhe që ndodh në fakt shumë rrallë. Ambasada e Kosovës ne Berlin vazhdimisht synon të realizojë koncerte dhe evente të kësaj natyre, që do të thotë me talentet, por dhe profesionistët e vendit të sjellin profesionalizmin, talentin, por dhe kulturën shqiptare duke e gërshetuar me atë perëndimore. Është një shembull i rrallë dhe një vizion për t’u duartrokitur”, ka thënë Goranci.
Bashkë me Elda Laron, me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Gjermani dhe “International Academy for Choral Arts”, kanë arritur të krijojnë një mbrëmje të paharrueshme të ekselencës muzikore.

“Ftesa ka ardhur prej ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili ka dashur ta organizojë një koncert të natyrës klasike, por ku përfshihen edhe vepra të repertorit shqiptar. Koncerti është organizuar në Berlin dhe është vendosur të organizohet në ‘Konzerthaus’, që është një shtëpi koncertesh me renome, jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën”, ka thënë Goranci.
Koncerti shërbeu si një dëshmi e fuqisë së muzikës në nxitjen e mirëkuptimit dhe vlerësimit ndërkulturor.

Në një postim në faqen zyrtare të Ambasadës është bërë e ditur për rëndësinë që u jep Qeveria e Republikës së Kosovës diplomacisë kulturore dhe fuqizimit të aktiviteteve me talente të reja.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing