
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rrugët në kryeqytet pavarësisht reshjeve të mëdha të borës që kanë rënë të shtunën në vend, janë të gjitha të kalueshme.
Kështu ka thënë Drejtori i Shërbimeve Publike Ilirik Musliu. Ai për Tëvë 1, ka thënë se situata është nën kontroll dhe se tani janë të fokusuar në pastrimin e trotuareve dhe rrugët në zonat rurale.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe situata është nën kontroll. Tani fokusi është në hapësirat e këmbësorëve (trotuaret) dhe në zonat rurale. Në orët e hershme të mëngjesit kemi pas thirrje nga zonat e thella rurale, mirëpo ekipet kanë intervenuar dhe gjatë tërë kohës janë në terren”, ka thënë ai për Tëvë 1
Të kalueshme janë edhe rrugët magjistrale, siç ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durimishi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 – orëve të fundit në vend kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.
Këta të fundit kanë bërë thirre te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Ndryshe gjatë kësaj jave pritet të ketë mot më të qetë sa i përket reshjeve.