Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis procesi i deratizimit në kryeqytet për eliminimin e brejtësve

Vendi  |  04.12.2023 Ora 8:13   

Infektimi i mundshëm nga brejtës e insekte të tjera, ka bërë që Komuna e Prishtinë të nisë shfarosjen e tyre nëpërmjet mjeteve adekuate.

Ka filluar shfarosja e brejtëseve në bodrume dhe puseta në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Procesi zgjatë vetëm 10 minuta.

Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, tha se eliminimi i brejtësve është i rëndësishëm pasi mund të jenë bartës të sëmundjeve të ndryshme

''Procesi i deratizimit është proces që bëhet eliminimi i brejtësve  të cilët fatkeqësisht mund të jenë bartës të sëmundjeve të ngjitëse për këtë arsye është shume e rëndësishme largimi i këtyre brejtësve dhe këtë proces e bën edhe ma të rëndësishëm fakti që Prishtina prej vitit 2020 nuk ka pasur proces të tillë për arsye prokurimi'', tha ai.

Ndërsa nga kompania që po e kryen deratizimin thanë se 5 dhjetori është data që parashihet të përfundojë ky proces. Nga viti i ardhshëm u paralajmërua që ky proces do të praktikohet 2 herë në vit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing