Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

18% e punëtorëve kanë paralajmëruar se pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit

Vendi  |  08.12.2023 Ora 7:39   

Njohësja e çështjeve ekonomike dhe ndërmarrësha Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendi pas 1 janarit 2024 kur fillon liberalizimi i vizave.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet.

“Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e kemi numrin e migrimit për 50 për qind më të lartin në raport me popullsinë se që e kanë shtete përreth. Kjo tregon një tendencë më të madhe që me çdo kush mendojnë me dalë jashtë, a ndoshta kjo mbyllje kaq e gjatë është shkak”.

“Janë bërë intervista me biznese diku rreth 18 për qind të punëtorëve të anketuar kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të dalin jashtë. Bizneset llogarisin diku që deri 33 për qind të punëtorëve të tyre potencialisht dëshirojnë me dalë jashtë, do të thotë nuk janë deklaruar”, ka thënë Shala./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing