Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Peci: Prodhimet bujqësore janë rritur për 29%, dyert e Ministrisë janë të hapura për prodhuesit

Vendi  |  08.12.2023 Ora 7:40   

Shoqata “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferncën e 8-të “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”, raporton Ekonomia Online. Aty u prezantua potenciali i kultivimit të mjedrës në Kosovë, sfidat aktuale të zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori si dhe risitë në sektorin e mjedrës në nivel global.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci tha se ka rritje të produkteve bujqësore 29%, dhe se subvencionet janë rritur në 25%. Ndër të tjera ai tha së dyert e Ministrisë janë gjithmonë të hapura për prodhuesit.

“Kosova ka një klimë të shkëlqyeshme që mundëson kultivimin e mjedrës, përkundër sfidave që po paraqitën në intervale kohore  po ashtu edhe në rrënje të çmimit të mjedrës. Edhe pse e kemi vërejtur një rrënje në vlerën e eksportit në anën tjetër kemi një rritje të produkteve bujqësore 29% si pasojë e rritjes së çmimit në nivel global të dhënat që i kemi siguruar nga dogana flasin për një eksport në vlerë prej 4.43 milionë euro”.

“… subvencioni është rritur 25% këtë vit, fokusi jonë ka qenë të dëmet dhe ekonomia familjare 68% e buxhetit duke iu drejtuar këtij programi. Shoqata e Mjedrës është një shoqatë model që duhet ta ndjekur”.

Edmond Gashi, menaxher i projektit “Promovimi i Ndërrmarrësisë” në GIZ, tha se do ta mbështesin sektorin e bujqësisë edhe vitet në vazhdim.

“Edhe vitin e ardhshëm do ta mbështetim sektorin e bujqësisë, vitin e ardhëm do të fillojë edhe sektorin privat atë të mjedrës”.

Alexander Albertine, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se Shoqata e Mjedrës i tyre dhe se për shka të punës së palodhshme të bujqëve Kosova meriton më të mirën.

“Kam kënaqësi të jam i pranishëm, Shoqata Mjedra e Kosovës ka qenë partnerë me USAID-in dhe ka luajtur rol të rëndësishëm, Kosova meriton më të mirën dhe në punojmë që ta arrijmë këtë sukses”.

Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, tha se në 2023 kemi pasur vështirësi, por që dyert e Ministrisë kanë qenë të hapura gjithmonë sa herë që kanë pasur nevojë, raporton EO.

“Në vitin 2023 kemi pasur probleme edhe në klimë, por edhe me çmimet, duke i parë problemet kemi shkuar të ministri për të biseduar. Ministri ka qenë i gatshëm që ta mbështesë, po ne kemi qenë shumë vonë”.

Më pas prezantimet u bënë nga kompani të specializuara si Holanda Italia dhe Polonia, po ashtu edhe ekspertë të fushës./eo/

 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing