
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur dje ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë deri në 75 euro.
“Shuma për faljen e tatimit në pronë do te jetë jo më shumë se 75 euro, tatimpaguesit që tashmë e kanë paguar faturën e tatimit në prone për vitin 2023, shuma e falur do t'iu llogaritet si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë kryesuesja, Nora Kelmendi.
Ky vendim është miratuar me 27 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./rtk/