Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas thashethemeve të ndarjes - Tom Brady dhe Irina Shayk përfliten për një ribashkim

Të Tjera  |  11.12.2023 Ora 14:36   
Tom Brady dhe Irina Shayk thuhet se kanë rindezur romancën e tyre gjatë një nate në Miami – dy muaj pasi lidhja e çiftit u ‘shkatërrua’.

Ylli i pensionuar i NFL-së, 46-vjeç, i cili së fundmi u pa në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen, mund të shihet duke marrë modelen me origjinë ruse, 37 vjeç, në automjetin e tij në një pikë karburanti në fotot e siguruara nga TMZ.

Yjet u lidhën për herë të parë në korrik, pasi morën pjesë në dasmën e trashëgimtarit të artit miliarder Joe Nahmad me modelen Madison Headrick në Sardenjë, Itali.



Gjatë muajve në vijim, të dy kaluan kohë cilësore së bashku në qytete si Los Angeles dhe New York. Sidoqoftë, deri në tetor, marrëdhënia kishte marrë fund.

Në imazhet e fundit, bukuroshja u pa në sediljen e pasagjerit të automjetit të Tomit, teksa ai ndaloi për një moment pranë një borduri pranë një rruge të frekuentuar.

Menjëherë pasi modelja u vendos në makinë, dyshja u nisën për të shkuar në destinacionin e tyre të ardhshëm për mbrëmjen.
Më vonë të premten, ish-lojtari i NFL u pa duke marrë pjesë në një festë private në qytet, por Shayk nuk u pa pranë tij, sipas TMZ.
Art Basel, i cili është një panair i njohur i artit bashkëkohor, filloi zyrtarisht të premten dhe do të përfundoi më 10 dhjetor. Së bashku me një shumëllojshmëri galerish, ngjarja e fundjavës njihet edhe për festat e saj të mbushura me yje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing