
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pavarësisht zgjerimit të rrjetit që është bërë gjatë vitit, ka disa qytetarë që nuk janë të kënaqur me ngrohjen që po e ofron "Termokosi".
Afrim Sejfijajt, banor në lagjen “Kodra e Diellit”, i duhet të qëndrojë me rroba të trasha brenda në banesë. Ai thotë se ngrohja nga “Termokosi” nuk po e jep ngrohje kualitative.
“Jo kënaqshëm, me pas oxhak isha ngrohë me shporet. Fëmijët e vegjël, por edhe unë e kam ftohtë”, thotë Sejfijaj.
Edhe në familjen Muriqi, banorë të së njëjtës lagjeje nuk janë të kënaqur me ngrohjen.
“Deri në mëngjes nuk është e nxehtë fare. Edhe pse nuk kemi fëmijë te vegjël ne duam me pas ngrohje", tha Agnesa Muriqi, banore në lagjen “Kodra e Diellit”.
"Është e vërtetë se këtë vit ngrohja po duket më e dobët. Në netët më të ftohta po duhet me kombinua edhe me rrymë", thotë Egzon Daku, banor.
Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, e pranon se në disa ndërtesa në kryeqytet kanë probleme me ngrohjen.
“Zgjerimin që e kemi bërë nuk ndikon në kualitetin e ngrohjes dhe ne po ofrojmë temperatura të përballueshme dhe të qëndrueshme. Mund të them që temperatura të ulëta ka diku në 5-10 objekte në kryeqytet, kryesisht në disa lagje si në “Bregun e Diellit”. Mund të them që është problem i të kaluarës, por po punojmë që ta zgjidhim edhe këtë", tha Fisnik Osmani, kryeshef i “Termokosit”.