
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin shtator 2023’.
“Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave më i ulët në shtator 2023, krahasuar me shtator 2022”, njofton ASK.
Në muajin shtator të vitit 2023,indeksi i vëllimit të prodhimit në sektorët e industrisëkishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese (11,1%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).
Ndërsa, rënie kishte te: furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-26,0%);industria nxjerrëse(minierat dhe guroret) (-14,2%);furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-12,0%).
"Në muajin shtator 2023, indeksi i numrit të të punësuarve ishte në sektorin e industrisë përpunuese ishte0,3%;Sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-3,0%); Minierat dhe guroret (-7,0%); Furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-8,2%);krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022)", njofton ASK./rtk/