Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘’Superheronjët në Pediatri’’ nesër me supriza për fëmijët

Vendi  |  14.12.2023 Ora 15:28   
Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids ndez shpirtërisht aktivitetin 'Superheronjët në Pediatri' për fëmijët në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë. 

Kristian Gashi nga Klubi Alpin Prishtina ndau me ne frymën dhe vizionin e këtij eventi në emisionin e mëngjesit në Radio Plus, duke përshkruar si një mundësi e veçantë për të sjellë gëzim dhe shpresë në jetën e fëmijëve që ndodhen në kujdesin shëndetësor. 

Ky aktivitet mbahet në spitalin e pediatrisë në orën 11 të ditës së nesërme(15.12.2023), duke sjellë dritë në ditët e vështira të pacientëve të vegjël.

Alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët dhe të pranishmit të cilët gjithnjë mblidhen në numër të madh.

 Është traditë e Klubit tashmë dhe si e tillë ka për qëllim vetëdijesimin e donatorëve potencial për pediatrinë (onkologjinë) , zbavitjen e pacientëve të vegjël,falënderimin ndaj stafit mjekësor, nxitjen e filantropisë dhe ndikimin në përmirësimin e imazhit të vendit.

Përgjegjës për sigurinë dhe përformancën është Sektori i Alpinizmit i Klubit Alpin Prishtina. Në këtë mes hyjnë gjitha aktet juridike (Policia dhe Shërbimet Publike – QKUK) dhe parametrat e përzgjedhjes së personave të Klubit të cilët do të bëjnë lëshime. Paraprakisht bëhen trajnime shtesë dhe testime për veprime specifike në ballkone dhe dritare të ndërtesës, konform planit operativ dhe standardeve.

Bashkohuni për të gëzuar fëmijët nesër në oren 11:00 në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing