Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nxënësit obligohen të lexojnë romane me përmbajte joadekuate

Vendi  |  18.12.2023 Ora 8:01   

Tituj të librave me përmbajtje joadekuate e që nuk përkojnë me periudhën e tanishme, nxënësit detyrohen që t’i lexojnë, kanë vlerësuar njohësit e fushës së arsimit.

“Beni ecën vetë” i Kiço Blushit, “Sarajet e Bardha” nga Vehbi Kikaj, e “Verorja” nga Rexhep Hoxha, janë disa nga romanet që janë pjesë e listës së librave që institucionet arsimore i përfshijnë në kuadër të planprogramit të tyre.

Në njërën nga librat, që u rekomandohet nxënësve të klasës së tretë, flitet për statusin social të një vajze. “Në prehër të gjyshes” quhet libri nga Anton Çetta, ku thuhet se vajza “në moshë mjaft të pjekur, ende e pamartuar, në derë i kishte mbetur”.

Nxënësja në gjimnazin “Xhevdet Doda”, Sara Çeshko, kanë thënë se librat me përmbajtje të tilla, zvogëlojnë dëshirën për lexim.

“Besoj që një nga faktorët pse ne nuk e kemi të zhvilluar kulturën e leximit është edhe neglizhenca e arsimtarëve. Është e vërtetët që ka profesorë shumë të mirë, mirëpo besoj që duhet të bëhet ritestimi i tyre dhe sidomos profesorët dhe arsimtarët të punojnë shumë me nxënësit e tyre”, ka thënë Çeshko, e cila është kryetare e Këshillit të Nxënësve të Prishtinës, në kuadër të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Sipas kurrikulës, nxënësit obligohet që çdo muaj të lexojnë një libër. Përzgjedhja e tyre bëhet nga mësimdhënësit. Sipas një analize të bërë nga Ministria e Arsimit në Britani të Madhe, rezulton se kultura e leximit rritet duke ua lejuar nxënësve të përzgjedhin vetë titujt e librave.

Mësimdhënësja në Shkollën Gjelbër, Fatbardha Ahmeti, ka thënë se kur nxënësit tregojnë interesim, ua lë në dorë përzgjedhjen e librave.

“Kurrikula na jep hapësirën që të përdorim edhe burime të tjera edhe jemi të lirë në përzgjedhjen e librave, realisht me përzgjedhjen e librave ne mundohemi të qëndrojmë te autorët shqiptarë, por ka raste që lexojmë edhe autorët të huaj që janë të përkthyer në gjuhën shqipe”, ka thënë ajo.

Sipas një hulumtimi të organizatës ETEA, 70 për qind e gjimnazistëve nuk mund t’i numërojnë tre tituj të librave që i kanë lexuar gjatë tërë jetës së tyre.

Agon Ahmeti, drejtor në këtë organizatë, thotë se faji qëndron te prindërit dhe mësimdhënësit.

“I kemi nxënësit e prindërit që po ashtu nuk janë të interesuar që të zhvillojnë kulturën e leximit dhe të nxënësit që t’i përfundojnë obligimet shkollore ta kenë një sukses të dëshirueshëm shpeshherë për ta postuar në rrjete sociale për krenari afatshkurtër”, ka thënë Ahmeti. “E kemi kategorinë e tretë që japin librin në baza mujore, por nuk është që përditësohen, po flasim për libra e lektura që janë lexuar nga prindërit tanë, prapë vazhdojnë të lexohen që në parim kanë dal se nuk janë në interes ë këtyre të fundit”, ka thënë ai.

Mungesën e shkathtësive në lexim e kanë vënë në pah edhe rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA. Nxënësit kosovarë kanë zënë vendin e 76-të në lexim, nga 80 shtete pjesëmarrëse. Sipas raportit, 83 për qind e nxënësve nuk mund të kuptojnë një tekst me gjatësi mesatare./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing