Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nagavci thotë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

Vendi  |  18.12.2023 Ora 8:02   

Pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku tre të rinj humbën jetën, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci theksoi nevojën për ndëshkime më të ashpra në legjislacionin e trafikut rrugor.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo bëri të ditur se po përgatisin një projektligj të ri, i cili synon të rrisë ndjeshëm dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut, në përpjekje për të parandaluar incidente të mëtejshme dhe për të rritur sigurinë rrugore.

Ministrja shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave të ndjera, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, duke theksuar se sjellja e papërgjegjshme dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë të papranueshme dhe kanë pasoja që nuk mund të zhbëhen.

Ajo shtoi se rritja e ndërgjegjësimit dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë hapat kyç për të mbrojtur jetët e qytetarëve në rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë, brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku./Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing