Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në shtëpi të vogla

Të Tjera  |  18.12.2023 Ora 8:11   

Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të vogla.

Anketa e buxhetit të familjes kryer nga INSTAT del në përfundimin se 50.5% e familjeve në Shqipëri në vitin 2022 jetonin në banesa me sipërfaqe nga 51 deri në 90 metër katror. 

Ndërsa vetëm 37% e familjeve kanë shtëpi sipërfaqe që varion nga 91-130 m². 

Në krahasim me qarqet e tjera ato me përqindjen më të lartë të banesave të vogla nën 50 metër katror rezultojnë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra. 

Ndërsa përqindja më e lartë e familjeve me shtëpi mbi 130 m² rezulton se jetojnë në qarqet Shkodër, Tiranë dhe Durrës. 

Më herët, EUROSTAT e renditi Shqipërinë bashkë me Malin e Zi në vendin e parë në Europë për numrin më të paktë të dhomave në banesë me vetëm  0.9 dhoma për person.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing