Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amazon është shpallur si brendi më i madh në botë për vitin 2023, kush tjetër është në top listë

Bota  |  21.12.2023 Ora 8:15   

Amazon u kurorëzua si marka më e fuqishme në botë, e cila ka një vlerë prej 299.28 miliardë dollarësh.

Në studimin e botuar të martën, Agjencia e Analizës Financiare “TradingPedia”, gjiganti i tregtisë online u ngjit në renditje duke lënë pas vetes liderin e deritanishëm, Apple-n, i cili humbi 16 për qind të vlerës së saj dhe “ra” në 297.51 miliardë dollarë.

Google e gjeti veten në vendin e tretë pasi rriti vlerën e saj për gati 18 miliardë dollarë nga viti i kaluar dhe arriti në 231.38 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë vendi me më shumti kompani që renditen në TOP-20 markat më të suksesshme.

Kompania më e madhe që nuk është nga shteti amerikan është ai teknologjik i Koresë së Jugut, Samsung, i cili është në vendin e gjashtë me 99.66 miliardë dollarë.

Vetëm dy kompani evropiane gjenden në 20 vendet e para, në të dy rastet falë Gjermanisë. Vlera prej 62.93 miliardë dollarësh e “Deutsche Telekom” e vendos atë në vendin e 11-të, ndërsa automjeti luksoz Mercedez-Benz është në vendin e 16-të me një vlerë prej 58.8 miliardë dollarësh.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë udhëheqës të qartë në skenën botërore në listën e 500 markave më të mira. Shtetet e Bashkuara kanë 202 marka në këtë listë ndërsa Kina 79 sosh.

Gjermania ka shtatë marka në mesin e 100 më të mirave, e ndjekur nga Japonia me gjashtë, Koreja e Jugut me katër dhe tre i ka Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing