Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rinovimet e nisura në dhjetor i çojnë në pushim nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani”

Vendi  |  25.12.2023 Ora 8:00   

Amir Pllana, drejtor i gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, ka theksuar se vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor për realizimin e rinovimeve në objekt është marrë me qëllim që të ruhet shëndeti i nxënësve. Por ai ka shprehur bindjen se dyert e gjimnazit do të hapen për nxënësit të hënën e ardhshme. E Fatlum Berisha, drejtori komunal i Arsimit në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur se punimet e rinovimit kanë filluar në dhjetor, pasi që projekti nuk ishte në kuadër të planifikimeve vjetore.

Anisa Jakupi bashkë me të paktën 700 nxënës të tjerë të gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë nuk do të mund të zhvillojnë mësim në këtë objekt për të paktën një javë, pasi që aty në fillim të dhjetorit kanë filluar punimet për rinovimin e tualeteve dhe të dhomave mësimore.

Anisa, nxënëse e vitit të fundit të gjimnazit, i ka theksuar si të nevojshme rinovimet në objektin e shkollës shkaku i gjendjes jo të mirë në tualete.

“Kemi hezituar të shkojmë në tualet nga frika e higjienës, se mund të marrin ndonjë infeksion. Shpeshherë kemi pasur probleme me infrastrukturën, sidomos për shkak të banjave”, ka thënë maturantja Jakupi.

Por, megjithëkëtë, ajo ka shprehur drojën se nisja e punimeve në këtë periudhë të vitit do të përbëjë probleme në procesin mësimor dhe në përfundimin e vlerësimit për gjysmëvjetorin e parë, i cili do të përfundojë më 15 janar të vitit të ardhshëm.

“Kjo ka qenë pak pengesë për ne për arsye se tash është koha e notimit dhe qëllimi ynë është që t’i kryejmë sa ma shpejt notat dhe të jemi në hap me gjithçka”, ka thënë ajo.

E Amir Pllana, drejtor i gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, ka theksuar se vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor për realizimin e rinovimeve në objekt është marrë me qëllim që të ruhet shëndeti i nxënësve. Por ai ka shprehur bindjen se dyert e gjimnazit do të hapen për nxënësit të hënën e ardhshme.

“E kemi marrë një vendim bashkë me drejtorin komunal për këto katër ditë që të shkojmë në pushim dhe t’i hyjmë një rinovimit të thellë”, ka thënë ai. “Nuk ka qenë e mirë nga ne që në këtë kohë t’u hyjmë rinovimeve, por duke iu ikur infektimeve dhe telasheve nga banjat, kemi parë që është më mirë që nxënësit të shkojnë në pushim për disa ditë”, ka theksuar Pllana.

Fatlum Berisha, drejtori komunal i Arsimit në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur se punimet e rinovimit kanë filluar në dhjetor, pasi që projekti nuk ishte në kuadër të planifikimeve vjetore.

“I kemi rinovuar nëntë shkolla dhe nga nëntë shkolla që i kemi rinovuar nuk ka qenë i përfshirë rinovimi i gjimnazit dhe në momentin që ka përfunduar i gjithë rinovimi i këtyre shkollave gjatë këtij viti, mbetjet financiare nga projektet e kaluara rezultuan në një shumë, e cila është shumë e domosdoshme dhe e mjaftueshme për të rinovuar komplet gjimnazit”, ka shpjeguar ai.

Kostoja për rinovimin e tualeteve dhe të klasave në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” është përllogaritur të jetë 114 mijë euro.

Si menaxhmenti i shkollës ashtu edhe drejtori i Arsimit në Komunë kanë bërë zotimin se orët e humbura si pasojë e punimeve në objekt do të kompensohen përbrenda vitit shkollor./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing