Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për tri ditë 26 mijë persona erdhën në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës

Vendi  |  26.12.2023 Ora 8:01   

Vetëm në tri ditët e fundit kanë hyrë mbi 26 mijë persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ndërsa që nga fillimi i dhjetorit kanë udhëtuar për në Kosovë mbi 115 mijë qytetarë. Mërgimtarët të cilët kanë vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindje, thonë se atmosfera në Prishtinë është më festive se në vendet perëndimore. Ata thonë se traditën për t’i kaluar festat në vendlindje nuk do ta braktisin asnjëherë.

Festat e fundvitit kanë mbushur sheshet në Prishtinë me bashkatdhetarë. Traditën për t’i kaluar festat në vendlindje e kanë vazhduar edhe sivjet. Atmosfera festive e cila mbretëron në sheshet e Prishtinës, e vizita te familjarët e tyre janë një nga arsyet që mërgimtarët kanë vendosur t’i braktisin vendet perëndimore për disa ditë.

Vllaznim Imeri i cili jeton në Zvicër, ka thënë se këtë traditë nuk do ta braktis asnjëherë.

“Po rregullisht vijmë këtu, çdo dy-tri herë në vjet. Ka shumë dallim nga shtetet e tjera, e ne vijmë këtu se na pëlqen më shumë se çdo vend, rregullimi në Prishtinë na pëlqen shumë”, ka thënë ai. “Ne çdoherë do ta vizitojmë Kosovën sa herë të kemi pushim nga puna. Edhe fëmijëve u them çdoherë që pushimet do t’i kalojmë në Kosovë”, ka thënë Imeri.

Edhe Besart Muriqi, i cili për më shumë se 10 vjet jeton në Belgjikë, ka thënë se pushimet në vendlindje i shijon më tepër se çdo udhëtim tjetër.

“Shumë mirë kemi mbërritur që një javë, u kënaqëm. Vend më të mirë se tonin nuk ka. Gjithmonë i kalojmë pushimet këtu, katër- pesë herë në vit vijmë këtu”, ka thënë ai.

Edhe i riu Dilan Imeri, i cili është rritur në Gjenevë, ka thënë se Prishtina ka më shumë gjallëri sesa në qytetet perëndimore.

“Atmosferë e mirë. Prishtina ka lezet me ardh këtu. Po i kalojmë shumë mirë pushimet. Përherë i festojmë këtu dhe jam shumë i lumtur që po i festoj këtu. Prishtina si kryeqytet është ma ndryshe, ka gjallëri më shumë, më shumë njerëz të cilët dalin”, ka thënë ai.

Ardhja e mërgimtarëve i ka gëzuar edhe vendasit.

Rrahman Paqolli, i cili jeton në Fushë-Kosovë, vlerëson se ardhja e tyre i ka dhënë hijeshi kryeqytetit.

“Mirë janë rregulluar sheshet. Ardhja e mërgimtarëve na ka rregulluar atmosferën, e atmosfera këtu është shumë e mirë”, ka thënë ai.

Në tri ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” kanë hyrë mbi 26 mijë persona. Ndërsa që nga fillimi i dhjetorit kanë udhëtuar për në Kosovë mbi 115 mijë qytetarë.

“Në muajin dhjetor nga data 1 deri më sot kanë udhëtuar 191,544 udhëtarë. Nga ky numër vetëm në ardhje kanë qenë 11,5205 ndërsa në shkuarje kanë qenë 76,339. Vetëm tri ditët e fundit në ardhje kanë qenë 26,088 ndërsa në nisje 9,490. Kjo nënkupton se kemi pasur më shumë udhëtarë në ardhje se sa në shkuarje”, ka thënë Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport. “Aeroporti i Prishtinës për herë të parë ka arritur shifrën prej 3 milionë udhëtarëve, ndërsa deri më 31 dhjetor pritet që kjo shifër të arrijë mbi 3.4 milionë udhëtarë”, ka shtuar ajo.

Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit ka shkaktuar fluks në disa pika të kalimit kufitar. Deri në 50 minuta është pritja në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa 40 në vendkalimin kufitar Qafa e Morinës./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing