
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. Java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Në ndërrimin e moteve nuk parashihen reshje të asnjë forme, thuhet në njoftimin e IHMK-së.