Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këtë javë Prishtina nikoqire e Forumit të Biznesit në Kosovë

Vendi  |  22.01.2024 Ora 8:01   

Këtë javë Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit të Biznesit në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me 23 - 25 Janar 2024 do të mbahet Kosova Business Forum, ku këtë vit, tema kryesore e diskutimeve do të jetë  ‘Prishtina 2030 - Duke udhëhequr rrugën drejt një kryeqyteti të së ardhmes’.

“Gjatë kësaj konference, me datë 24 Janar do të kem kënaqësinë të prezantoj një portofol prej 20 projektesh të rëndësishme që synojnë të ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të qytetit tonë në vitet në vijim. Këto projekte përfshijnë fusha të ndryshme si infrastrukturë, teknologji, zhvillim urban, arsim dhe shëndetësi”, ka shkruar ai në ‘Facebook;.

Sipas tij, konferenca do të jetë një platformë për të nxitur dialogun transaparent publiko-privat.

“Do të jetë një mundësi që qytetarët, investitorët dhe bizneset të njihen me mundësitë e investimeve në Prishtinë dhe të diskutojnë mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në transformimin e kryeqytetit tonë. Ju mirëpres në Kosova Business Forum dhe ta bëjmë bashkë Prishtinën një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperiteti për të gjithë!”, shkroi ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing