
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
KEDS ka thënë se vetëm gjatë vitit 2023, 6715 konsumatorë ishin kapur duke vjedhur rrymën, ndërsa janë detyruar t’i rikthejnë dëmet që kanë bërë.
Në një komunikatë KEDS ka thënë se vlera më e madhe që konsumatori është detyruar t’i kthejë KEDS-it për vjedhjen e rrymës ishte 52 mijë e 486 euro.
“Vetëm përgjatë vitit 2023, nga afro 100 mijë kontrolle, KEDS zuri fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues duke e vjedhë energjinë elektrike. Për këtë periudhë ata janë obliguar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata. Vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52,489.64 euro”, u tha nga KEDS-i.
KEDS thotë se po i zhvillon rreth 400 kontrolle ditore në mbarë Kosovën për të zbuluar identifikuesit./koha/