
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në kryeqytet është bërë përmbyllja e dy projekteve të mëdha në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.
Qeveria Gjermane së bashku me zyrën e Bashkimit Evropian dhe Qeverinë e Kosovës kanë qenë të pranishëm në sektorin e menaxhimit të mbeturinave me dy programe: Zhvillimi institucional për zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në kuadër të IPA 2020 dhe projekti për shërbime të qëndrueshme komunale.
“Falë këtij partneriteti sot Republika e Kosovës ka qëndrueshmëri në ofrimin e menaxhimit të mbeturinave tashmë me 94% mbulueshmëri dhe mbi 90% inkasim, territor shumë më të pastër në eliminimin e 70% të deponive ilegale dhe sistem më të avancuar institucional”, tha Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës.
“Projekti i IPA 2020 prej 3 milionë euro ka përmbledhur disa aktivitete të rëndësishme të strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbeturinave duke specifikuar objektivisht riciklimin dhe masat brenda komunave”, tha Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë.
“Së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian sot festojmë hapat e rëndësishëm që janë bërë në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në këto vitet e fundit. Qeveria Gjermane ka kontribuar në programin e Agjendës së Gjelbër”, tha Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Ndër të tjera u theksua së këto dy projekte ndërkomunale kanë kontribuar dukshëm në krijimin e bazës për kalimin nga sistemi linear për menaxhimin e mbeturinave në qasje të menaxhimit të integruar dhe ekonomisë qarkore./rtk/