
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në momente të caktuara pritet lokalisht të ketë reshje të pakta bore.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.