Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MINT i fton bizneset për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Slloveni

Vendi  |  14.03.2024 Ora 8:12   

Me qëllim të promovimit të kompanive kosovare, rritjes së investimeve, si dhe rritjes së gamës së produkteve për eksport në tregjet ndërkombëtare, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse, i ka ftuar bizneset vendore për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit në Kranjska Gora të Sllovenisë, që do të mbahet me 22 mars 2024.

 

Përmes një njoftimi për media, MINT thotë se ky forum, si fokus të veçantë do të ketë realizimin e takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe bizneseve sllovene, përmes bashkëpunimit me agjencinë homologe sllovene për zhvillim të biznesit “Spirit Slovenia”./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing