Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hapet konkursi për “sheshin monumental” të Adem Jasharit

Vendi  |  15.03.2024 Ora 8:15   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të enjten ka njoftuar për hapjen e konkursin për “sheshin monumental që nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari”.

Sipas Ramës, sheshi monumental do ta ketë pjesë thelbësore “monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit”.

“Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, ka shkruar Rama.

Në konkursin e publikuar nga kryetari i Prishtinë thuhet se duhet të identifikohet dhe propozohet një vend-shesh i spikatur brenda qytetit te Prishtinës ku do të vendoset monumenti.

Gjithashtu, kërkohet që të përfshihet edhe teknologjia e inteligjencës artificiale “për rrëfimin e historisë duke e lidhur të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”.

Ka pasur përpjekje edhe në të kaluarën për ta vendosur shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing