Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji  |  29.03.2024 Ora 16:56   
Gjatë muajve të fundit, Meta ka rritur përpjekjet e saj për integrimin e Inteligjencës Artificiale (Al).
Së fundmi, një raport nga New York Times pretendon se gjiganti teknologjik do të integrojë Al në syzet inteligjente Ray-Ban.
Syzet përfshijnë mikrofon dhe kamerë, por gjithashtu mund të shkrepin edhe fotografi, video dhe të luajnë muzikë, shkruajnë mediat e huaja.
Por, me Al në syze ato do të jenë në gjendje të përdorin kamerën edhe për të identifikuar objekte dhe kafshë të ndryshme.
Për më tepër, ato do të jenë të afta edhe të përkthejnë.
Thuhet se funksionaliteti aktualisht mbështet gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane dhe spanjolle.
Bëhet e ditur se Inteligjenca Artificiale në syze do të jetë e disponueshme vetëm duke thënë “Hej Meta”.
Për momentin ky funksionalitet ndodhet në fazë testuese, por thuhet se do shpërndahet muajin e ardhshëm.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing