Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas zjarrit në Nënstacionin ‘Prishtina 3’, rreth 10 mijë konsumatorë në kryeqytet mbetën pa rrymë

Vendi  |  04.04.2024 Ora 7:47   

Rreth 10 mijë konsumatorë në kryeqytet vazhdojnë të mos kenë rrymë që më shumë se tetë orë, si pasojë e një zjarri që ka kapluar Nënstacionin ‘Prishtina 3’ më 03.04.2024.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.

Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, ndërsa puna ekipeve të KEDS-it po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.

“Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes. Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë. Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje thuhet se KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe pret që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar daljet.

Si pasojë e zjarrit qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës e cila mund të zgjasë deri nesër.

Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).

Sipas KEDS, Nënstacioni “Prishtina 3”, furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing