Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 300 kompani nga 15 shtete të ndryshme në panairin e turizmit

Vendi  |  12.04.2024 Ora 8:16   

Sot hapet ngjarja më e madhe e turizmit në vend, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2024, i cili do mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ky është edicioni i tretë i Panairit të vetëm të turizmit në vend, i cili organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës nën patronatin e Komunës së Prishtinës, në të cilin marrin pjesë mbi 300 kompani nga 15 shtete të ndryshme të botës.

Qëllimi kryesor i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024, është promovimi i potencialeve turistike të Kosovës.

“Përkrahja mediale e aktiviteteve mundëson që të promovohet Kosova si një destinacion i rëndësishëm në hartën e turizmit global. Panairi do të jetë i hapur me datën 12 dhe 13 prill dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit. Pjesëmarrës në këtë Panair do të jenë edhe krerët e institucioneve kryesore të Kosovë”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing