Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pensionistët me padi kolektive ndaj Ministrisë së Financave

Vendi  |  15.04.2024 Ora 8:00   

Shoqata e Pensionistëve i ka kritikuar institucionet për mosnjohjen e të drejtave për pensionet kontributpaguese për personat që ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet e ’90-a. Për këtë dhe për mosrritje të pensioneve që e definon Ligji për Skemat Pensionale, përfaqësues të Shoqatës bënë të ditur se është iniciuar padi kolektive ndaj Ministrisë së Financave.

Shoqata e Pensionistëve të Kosovës përmes Avokatit të Popullit ka iniciuar padi kolektive ndaj Ministrisë së Financave lidhur me mospërmbushjen e disa kërkesave që kanë ata.
Padia është bërë për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila ua njeh të drejtën pensionistëve të përfitojnë nga pensioni kontributpagues për kohën kur janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi serb në vitet ’89-’90.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi, ka thënë, po ashtu, se aty  përfshihet edhe mosrritja e pensioneve me arsyetim se Ligji për Skemën Pensionale e qartëson se pensionet duhet të rriten për çdo vit sipas rritjes së inflacionit.
“Bëhet fjalë për padi për padrejtësitë që u janë bërë pensionistëve prej vitit 2016. Gjykata Kushtetuese e pati sjellë një vendim lidhur me kushtin prej 15 vjetësh që ka qenë jo i drejtë dhe jo i bazuar juridikisht dhe u kanë premtuar pensionistëve që me ua dhënë mundësinë që ata të cilët kanë të drejtë me ua kompensu ato të holla. Vendimin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese e këta nuk e kanë realizuar”, ka thënë Gashi.

Krahas kësaj çështjeje, Ligji për Skemat Pensionale qartëson që harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës të bëhet një herë në vit, duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së Jetesës të vitit paraprak, por, sipas pensionistëve, edhe kjo e drejtë ligjore nuk u është përmbushur.
Bislim Ademi që kishte punuar prej 40 vjetësh në Xeheroren e Kishnicës thotë se me pensionet aktuale ata nuk po mund t’ia dalin. 
“Ne kemi dashur ta bëjmë ankesën për vitet që kemi qenë pa punë, që t’i paguajnë sepse jemi larguar me dhunë, mirëpo kanë thënë se i ka bërë organizata kolektivisht ankesën (padinë v.j.) se u bë që 25 apo 26 vjet e më tepër, se kurrë nuk është kthyer asgjë dhe s’kam ditur gjë. Kemi mbetur ashtu me një pension të vogël, edhe s’po na del tash e jemi në moshë, ja me ble barna, ja te mjeku e obligime komunale, veç kryesore nuk po mund t’ia dalim me këtë pension që e kemi”, ka thënë Ademi. “Kanë premtuar, do ta rrisin pensionin, por nuk e dimë se çka do të bëhet”.

Në korrikun e vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili ua njeh mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontributpagues./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing