
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të fillojë puna për realizimin e projektit për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”.
Nënkryetari i Komunës Alban Zogaj ka thënë se kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat.
“Nesër (15.04.2024) fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën. Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes “Arbëria”. Kjo lidhje e re do të mundësojë qarkullim alternativ për veturat dhe do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit,” ka shkruar Zogaj në Facebook./rtk/