Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot nxënësit në Prishtinë do të kenë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore

Vendi  |  19.04.2024 Ora 7:52   
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë vendim që të premten në shkollat e kryeqytetit të ketë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.
 
Në një njoftim në Facebook, Komuna ka njoftuar se ora e parë e mësimit të premten në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë do t’i kushtohet kundër dhunës në baza gjinore.

Të premten, një grua 21-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, ndërsa pesë ditë më vonë një 43-vjeçare u vra nga bashkëshorti në Pejë. Këto raste kanë nxitur reagime në opinion. Institucionet shtetërore kanë zhvilluar takime urgjente, ndërsa kanë paralajmëruar hapat që do t’i ndërmarrin për të parandaluar vrasjen e grave./koha/
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing