
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policët e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024" në Ferizaj, ku gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit, kanë ndaluar disa persona të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.
“Ndaj disa personave policia u ka shqiptuar gjoba për kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt”, njofton policia.
Kjo e fundit do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelon tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm./rtk/