Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Vendi  |  03.05.2024 Ora 7:55   

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot më 3 Maj 2024 do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

 

Me fillim nga ora 11:00, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të mbajë një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit.  Diskutimi do të mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar, ku aktualisht është edhe e hapur ekspozita e karikaturave për Lirinë e Medias – të Ambasadës Holandeze në Kosovë.

Ndryshe në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing