Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërkohet riorganizim ose anulim i të gjitha ekskursioneve për maturantët

Vendi  |  06.05.2024 Ora 7:51   

Këshilli i Prindërve në nivel të vendit sërish ka kërkuar nga MASHT-i që të marrë një vendim për një riorganizim më të mirë të ekskursioneve të maturantëve ose t’i ndalojë të gjitha, me arsyetim se për një javë sa maturantët po qëndrojnë në Shqipëri po përballen me dukuri negative. Njohësit e arsimit kanë thënë se institucionet qendrore dhe ato lokale, përfshirë drejtoritë e shkollave, duhet të mbajnë përgjegjësi për sigurinë e nxënësve

 
Në shkollat e vendit kanë nisur të organizohen ekskursionet e maturantëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë, e disa prej tyre i kanë përfunduar më herët.
Këto ekskursione prej vitesh po kundërshtohen nga një pjesë e prindërve, e veçanërisht nga Këshilli i Prindërve në nivel të vendit.
Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve në nivel të Kosovës, ka thënë se disa herë kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrë vendim për një riorganizim më të mirë të ekskursioneve ose t’i ndalojë të gjitha, por deri tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“Në atë nivel që po shkojnë tash, kjo është e paarsyeshme, ankesa ka çdo ditë, fëmijët shkojnë atje dhe nuk menaxhohen nga drejtorët e shkollave asnjëherë, i keqpërdorin këto ekskursione zakonisht drejtoritë e shkollave. Dhe atje kemi raste që nxënësit përdorin narkotik, pinë pije alkoolike, shfrenohen, bëjnë një jetë nate, absolut asnjë gjë të mirë nuk ka atje”, ka thënë Islami.
Islami ka sqaruar se Komuna e Ferizajt tash e gjashtë vjet i ka ndaluar ekskursionet për maturantë, shkaku i incidenteve, ndërkohë bën me dije se në një rast kur i kanë vizituar maturantët në Shqipëri në dy qytete të ndryshme, në mes të natës ata i kanë gjetur në lokale të natës.
“Për shkak të vizitës që e kemi bërë atë kohë në Shqipëri për të parë se si po organizohen atje, kanë qenë fatkeqësisht dy komuna duke e shfrytëzuar ekskursionin dhe kemi parë gjithçka që është e mundur nga anët negative.., megjithatë nuk jemi kundër fëmijëve që mos të shkojnë atje, por forma se si po shkojnë deri tash atje vetëm probleme kemi dhe asnjëherë nuk e kemi një ekskursion që sjell njohuri për nxënës, por megjithatë atje është një jetë e qejfit”, ka thënë ai.
Njohësit e fushës së arsimit kanë thënë se Ministria e Arsimit, komunat dhe institucionet shkollore duhet të garantojnë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë nxënësit, të cilët i dërgojnë në ekskursion në Shqipëri.
“Në formatin aktual të organizimit të këtyre ekskursioneve pa dyshim se kemi një rrezik të rritur për incidente brenda nxënësve, andaj nevojiten dy zgjidhje, ose të ndalohen në tërësi, ose të riorganizohen me mekanizma të mirëfilltë që na garantojnë sigurinë e nxënësve në këto aktivitete. Në të kundërtën po rrezikojmë që t’u cenohet siguria e nxënësve”, ka thënë Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing