Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Klinika e Neonatologjisë bëhet për herë të parë me autoambulancë neonatale

Vendi  |  08.05.2024 Ora 8:10   

Klinika e Neonatologjisë në SHSKUK, është pajisur për herë të parë më autoambulancë për foshnjet e posalindura e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë.

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, dhe Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli e bën pranim dorëzimin e autoambulancës neonatale.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ky institucion përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198,000,00 euro, e cila do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

"Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre", thuhet në komunikatën e MSH-së.

Ndërsa, vet ministri Arben Vita në një postim në Facebook ka thënë se përmes këtij investimi, i percjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësohet transport i sigurt me kushte e standarde cilësore./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing