Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rënia e kërkesave për aplikim për dokumente, kthehet orari i rregullt i punës

Vendi  |  09.05.2024 Ora 8:23   

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ditë më parë kishte marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punojnë me orar të zgjatur, mirëpo nga sot do të punohet sërish me orar të rregullt.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas njoftimit ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente.

“Nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt.

Agjencia  e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpres punën me orar të zgjatur nga dita e sotme. Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se vetëm edhe këtë javë do të punohet edhe ditën e shtunë.

“Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing