Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kendall Jenner dhe Bad Bunny bashkë në MET “after-party”

Muzikë  |  09.05.2024 Ora 9:39   
Modelja e mirënjohur, Kendall Jenner, e cila gjatë vitit të kaluar ishte në lidhje romantike me këngëtarin, Bad Bunny, është parë nën shoqërinë tij në ndejën që u mbajt pas ngjarjes MET Gala.

Gjatë fundit të vitit të kaluar është raportuar se çifti u nda, por të dy janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit të hënën mbrëma, pas ngjarjes në MET, në koktej-barin "Appres në New York.

“Dukej sikur janë rikthyer në lidhje”, ka thënë një burim për US Weekly duke sugjeruar se Kendall dhe Benito kishin lënë takim në atë vend.

Kendall Jenner dhe Bad Bunny në "Appres", New York

“Bad Bunny arriti i pari dhe u ul në një tavolinë VIP pranë DJ-it. Kendall erdhi 15 minuta më vonë. Definitivisht dukej sikur e kishin lënë të takoheshin aty”, ka shpjeguar burimi duke shtuar se çifti ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe fillimisht nuk është së bisedonin me dikë tjetër, duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

“Nuk dukej se ju interesonte se mos po i sheh dikush. Të gjithë të pranishmit po i shikonin dhe dukej sikur donin të dinin se çfarë po ndodh ndërkohë që ata nuk po fshiheshin nga askush”, ka vazhduar burimi.

Ndërkohë, Kendall më parë kishte thënë në një intervistë se e ka të vështirë të dalë nëpër takime me burra sepse i duket vështirë ta mbrojë jetën private.

“Mundohem të gjej një lloj balancimi në mes të mbajturit gjërat private dhe të shenjta duke mos e lënë të ndikohem nga frustrimi që mund të pësoj nga njerëzit që mundohen të më ndalojnë ta shijoj jetën”, ka thënë Kendall.

Bad Bunny ishte ndër nikoqirët e ngjarjes më të rëndësishme të modës, që mbahet çdo të hënë të parë të muajit maj, në nderim të hapjes së ekspozitës së përvitshme të Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing