Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Besa Kokëdhima, sot në skenën e madhe të Eurovisionit!

Muzikë  |  09.05.2024 Ora 9:48   
Besa Kokëdhima po bëhet gati për performancën e natës së dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2024”, që do të mbahet sot në Malmo të Suedisë.

Në një intervistë me Skype sot në “Wake Up”, Besa zbuloi disa detaje teksa konfirmoi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani.

Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane Me?lique Street dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë.

Megjithatë, Besa nuk dha detaje se çfarë do të veshë. Këngëtarja zbuloi se familja e saj do të mbërrijë ditën e sotme në Malmo, për ta ndjekur dhe mbështetur nga afër.

Besa do të interpretojë këngën “Titan” e dyta në radhë dhe e pyetur nëse kjo gjë e penalizon, pasi nga eksperienca ata që këndojnë të parët nuk kualifikohen në finale, ajo tha se nuk e mendon aspak kështu.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing