Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inteligjenca artificiale shfaq Katy Perry-n në Met Gala

Muzikë  |  09.05.2024 Ora 9:58   
Katy Perry nuk mori pjesë në ceremoninë e “Met Gala” (6 maj), pasi siç njoftoi vetë këngëtarja në Instagram, kishte angazhime të rëndësishme.

Mirëpo disa foto që qarkulluan në rrjetet sociale nga Inteligjenca artificale ka konfuzuar shumë njerëz, përfshirë dhe nënën e këngëtares.

Por Perry, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ndan dy imazhe duke i cilësuar ato false, pasi në fakt këngëtarja nuk ka qenë pjesë e mbrëmjes gala për shkak të angazhimeve të tjera.

“Nuk mund të shkoja në MET, duhet të punoja,” ka shkruar bashkangjitur fotove të shpërndara këngëtarja Katy Perry.
Pasi u pa që këngëtarja nuk ishte pjesë e “Met Gala”, fansat e pranuan se ishin mashtruar nga inteligjenca artificiale nga ku dhe kanë reaguar në profilet e tyre në rrjete sociale.

Por pre e Inteligjencës Artificiale duket se është bërë edhe e ëma e Katy Perry, ku nëpërmjet një mesazhi ajo madje e komplimenton vajzën për fustanin që ka zgjedhur.

“Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to”, shkruan nëna.
“Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bëj kujdes”, i është përgjigjur Katy.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing