Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sportet më të përshtatshëm në verë

Sport  |  25.06.2024 Ora 9:15   

Ushtrimet fizike në fazën më të nxehtë dhe më të ftohtë mund të forcojnë aftësinë e trupit për përshtatje në mjedise të ndryshme. Në librat e lashta kineze mbi shëndetësinë shënohet se personat që vazhdojnë dhe nuk ndërpresin aktivitete të tyre në verë ose në dimër kanë aftësi më të larta për të mos u ndikuar nga faktorët e mjedisit, pasi imuniteti i tyre është më i fortë.

Ja çfarë sportesh mund të zhvilloni në verë

1. Badminton: Stërvitjet e shpeshta me anë të badminton-it mund të forcojnë funksionet e zemrës dhe sistemin e frymëmarrjes. Po ashtu ky sport rrit dhe aftësinë e sistemit nervor duke e forcuar atë.

2. Ecja e shpejtë: Ky sport ka një ritëm mes vrapimit dhe shëtitjes. Ajo është e përshtatshme për të moshuarit dhe persona në moshë mesatare. Kjo stërvitje nuk kërkon shumë punë dhe as pajisje. Me anë të ecjes së shpejtë forcohen muskujt e këmbëve dhe rritet funksioni i zemrës dhe mushkërive.

3. Noti: Noti është një nga sportet më të mira që vë në punë pothuajse të gjithë muskujt. Me anë të notit mund të rrëzojmë më shpejt kilogramët e tepërt. Ky sport është i mirë edhe për uljen e kolesterolit dhe forcon funksionin e zemrës. Vera është stina e notit. Në mot të nxehtë është e përshtatshme që të bëjmë not në ambjentin e jashtëm, ku mund të thithim ajër natyral dhe jo nga kondicionieri. Në të njëjtën kohë, ndriçimi i diellit në ambientin e jashtëm mund të nxitë përthithjen e vitaminës D nga lëkura jonë duke marrë nevojën ditore për vitaminë D e cila është tejet e rëndësishme për të gjithë shëndetin.

Por, specialistët e mjekësisë kineze paralajmërojnë se noti shkakton harxhimin e madh të energjisë së trupit. Të moshuarit dhe personat në moshën mesatare që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundja e mushkërisë etj., duhet të konsultohen me mjekun para se të nisin notin.

4. Yoga: Yoga është një stërvitje që ndërthur aktivitetin fizike me atë psikologjik dhe është e përshtatshme për të gjitha moshat. Në stinën e nxehtë të verës mund të kemi shpesh lodhje dhe do të ndihemi të rraskapitur. Pozicionet e Yogës mund të ofrojnë "masazhimin" e organeve të brendshme, duke ruajtur ekuilibrin e energjive mes organeve.

Specialistët e mjekësisë kineze janë të mendimit se Yoga është një stërvitje shumë e përshtatshme në verë, meqenëse lakueshmëria e trupit është shumë e mirë në fazën e nxehtë. Prandaj, nëse bëjmë Yoga në verë mundësia për t'u lënduar nga tendosja apo ndrydhja është tepër e ulët. Disa qëndrime të Yoga-s janë shumë të thjeshta dhe mund të zhvillohen në shtëpi ose në ambjentin e jashtëm, në një park apo në rërën buzë detit. Gjatë stërvitjes, duhet të mbani një qëndrim optimist dhe pozitiv, mund të fokusoheni tek një objekt apo mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar për t'u shplodhur. Çdo lëvizje e Yoga-s duhet të zhvillohet në përputhje me ritmin e frymëmarrjes dhe me vëmendjen e përqendruar. Në verë temperamenti është më i nxehtë dhe me anën e Yoga-s mund të lehtësojmë luhatjet e humorit apo dhe stresin.

Përveç kësaj, shtriqja e shpeshtë është një metodë shumë efektive për mbrojtjen e sistemin kardiovaskular dhe cerebrovaskular. Në Kinë thuhet se "shtriqja e shpeshtë përputhet me parimet e lashta shëndetësore të mjekësisë kineze, ajo mund të asgjësojë lehtësisht lodhjen, të favorizojë qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës."

Në fakt me anë të shtriqjes mund të nxitim frymëmarrjen e thellë dhe qarkullimin e gjakut, por edhe të rregullojnë ekuilibrin mes "Yin"-it dhe "Yang"-ut brenda organeve. Gjatë shtriqjes trupi ynë gëzon një ndjenjë relaksi. Në të njëjtën kohë përmirësohen funksionet e organeve të rëndësishme si zemër, mushkëri etj. Si rezultat, do të shpejtohet lëvizja e gjakut dhe metabolizmi.
Përveç kësaj, gjatë shtriqjes, do të thithim më shumë oksigjen.

Prandaj, sugjerojmë që të bëni shtriqje të shpeshta për ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë para kompjuterit dhe televizorit. Të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare duhet të bëjnë shtriqje të ngadalë dhe të lehtë dhe me frymëmarrje të thellë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing