Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Konkursi ndërkombëtar për sheshin monumental `Adem Jashari` ende pa fitues

Vendi  |  06.08.2024 Ora 7:40   

Kryeqyteti ende nuk ka arritur të përcaktohet për fituesin e projektit të Sheshit monumental “Adem Jashari”.

 

Shpallja e konkursit ndërkombëtar për këtë shesh ishte bërë muaj më parë, ndërsa 29 qershori ishte caktuar data për shpalljen e fituesve, por një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, nga Shërbimi i Arkitektit të Qytetit, thuhet se gjatë gushtit do të vendoset për projektin.

“Juria profesionale e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit do të vendosë brenda këtij muaji për projektin realizues për sheshin monumental në nderim të sakrificës të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Deri tani janë përzgjedhur 5 projekte të cilat i plotësojnë kriteret e kërkuara. Juria profesionale do të zgjedhë mes këtyre 5 projekteve”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit të Arkitektit të Qytetit.

Nga PDK në Prishtinë thonë se vazhdimisht e kanë përkrahur këtë projekt. Por, vonesat, sipas tyre, janë të paarsyeshme.

 “Një pasivizim edhe i kryetarit Rama dhe i kabinetit të tij sa i përket shtyrjes përpara të ndërtimit të sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe kjo është një fatkeqësi. Ne kemi dhënë përkrahjen tonë të plotë dhe do të vazhdojmë ta japim deri në ditën kur pritet të finalizohet ky projekt mirëpo fatkeqësisht ka ngecje dhe ka vonesa të cilat janë të paarsyeshme të cilat çdo ditë e më shumë po shtyhen për arsye të panjohura”, ka thënë Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Në hapjen e konkursit, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së madhe të Jasharëve, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing